Dibrani dhe Greif flasin për rehabilitimin e të burgosurve radikalë
Valbona Thaçi / RTKLive
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, kanë pritur në takim Këshilltarin Rajonal të BE-së për Çështjet e Kundërterrorizmit, Eddy Greif.
SHKK njofton se gjatë takimit u diskutua për programet rehabilituese dhe risocializuese për të burgosurit e dënuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, si dhe për personat me ideologji radikale brenda sistemit korrektues, përfshirë edhe trajtimin dhe monitorimin e të liruarve me kusht.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe instrumentet për vlerësimin e rrezikut dhe avancimi i mekanizmave institucionalë për parandalimin e radikalizmit dhe fuqizimin e sigurisë në institucionet korrektuese.
“Gjatë takimit u diskutua për programet rehabilituese dhe risocializuese për të burgosurit e dënuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, si dhe për personat e tjerë me ideologji radikale brenda sistemit korrektues”, u tha në njoftim.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes ndërkombëtare në zhvillimin e programeve profesionale për rehabilitim dhe riintegrim.























