13:24 / 25.05.2026
“Kabare 1999” sonte në Teatrin e Gjilanit
Sh.G|RTKlive
Sonte në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit, rikthehet shfaqja “Kabare 1999”, një produksion që sjell një atmosferë të veçantë me këngë, humor, ironi dhe emocione që ndërthuren mes nostalgjisë dhe realitetit.
Sipas njoftimit nga Teatri i Gjilanit shfaqja e cila zhvillohet në një format kabareje, trajton momente që duken festive, por që mbartin edhe reflektime të thella mbi jetën dhe shoqërinë, duke vendosur bashkë qeshjen dhe dhimbjen në të njëjtën skenë.
Me regji të Zana Hoxha, “Kabare 1999” është bashkëprodhim i Artpolis dhe Teatri i Gjilanit.























