Në FARSH përfundon Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes
BKT
Lajme

Në FARSH përfundon Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes

Valbona Thaçi / RTKLive

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe synimit të Komandantit të FSK-së për ngritjen dhe avancimin profesional të personelit të saj, Kolonel Ali Krasniqi ka diplomuar në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, që ka për qëllim përgatitjen strategjike të drejtuesve ushtarakë dhe civilë.

Në këtë kurs të nivelit strategjik morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, vendet e NATO-s dhe partnerë ndërkombëtarë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit, lidershipit dhe vizionit të përbashkët për siguri dhe mbrojtje.


MË SHUME NGA Lajme