Debati për ekonominë, LVV, PDK, AAK mungojnë, LDK refuzon përballjen me PSD
BKT
Lajme

Debati për ekonominë, LVV, PDK, AAK mungojnë, LDK refuzon përballjen me PSD

RTK

Programi zgjedhor i RTK-së ka nisur sonte me debatin për ekonominë dhe punësimin.

LDK dhe PSD kanë pranuar ftesat për pjesëmarrje në debat dhe kanë dërguar përfaqësuesit e tyre, por përfaqësuesi i LDK-së, Sokol Havolli, refuzoi përballjen me Frashër Krasniqin e PSD-së.

Ndërkohë, LVV, PDK dhe AAK nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në debat, me arsyetimin se kanë pasur tubimet hapëse të fushatës.

RTK në këtë situatë u ka dhënë hapësirën subjekteve që kanë dërguar përfaqësuesit e tyre që të shpalosin programin në fushën e ekonomisë. Formula e debatit do të respektohet ditëve të ardhshme për partitë në zgjedhje. 


MË SHUME NGA Lajme