11:42 / 02.06.2026
“Nemesis” shfaqet nesër në Prishtinë
Sh.G|RTKlive
Teatri ODA sjell nesër, duke filluar nga ora 20:00, shfaqjen teatrore “Nemesis”, e cila do të jepet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë.
Me regji të Florent Mehmetit dhe tekst nga Lirak Çelaj e Florent Mehmeti, shfaqja trajton ndikimin e pushtetit dhe forcës në degradimin e personalitetit njerëzor, duke ndërthurur referenca historike dhe shkencore mbi sjelljen dhe mendjen e njeriut.
Në role interpretojnë Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj dhe Art Pasha. “Nemesis” është produksion i Teatrit ODA.























