Chopin Piano Fest sjell në skenë talentet e reja të muzikës në Prishtinë
BKT
Kulturë

Chopin Piano Fest sjell në skenë talentet e reja të muzikës në Prishtinë

RTKlive

Sonte në kuadër të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina” do të ngjiten në skenë talentet e reja nga shkollat e ulëta dhe të mesme të muzikës, të cilët do të prezantojnë interpretimet e tyre artistike, duke dëshmuar potencialin dhe përkushtimin e brezit të ri në muzikë.

Koncerti i këtij viti vjen me një mision të veçantë, në bashkëpunim me organizatën “Action for Mothers and Children” (AMC), duke përcjellë mesazhin: “Fëmijët e shëndetshëm mund të bëhen laureatët e së nesërmes.”

AMC, përmes aktivitetit të saj në mbarë Kosovën, mbështet shëndetin e nënave dhe fëmijëve, furnizon institucionet shëndetësore me ndihma jetike, si dhe ofron edukim për prindërit e rinj, duke qenë pranë fëmijëve që përballen me sëmundje kronike.

Koncerti mbahet më 3 qershor 2026, në orën 19:00, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Ngjarja realizohet me mbështetje të sponsorit medial RTK.


MË SHUME NGA Kulturë