10:01 / 09.06.2026
‘Marigona’ rikthehet me këngën ‘Ma merr mallin’
Medina Pasoma /RTKlive
Rok grupi i famshëm shqiptar “Marigona” është rikthyer me publikimin e këngës së re, “Ma merr mallin”.
Ky rikthim vjen pas gjashtë vitesh kur lansuan këngën e fundit, “Vet s’më le”.
Kënga është publikuar një muaj para koncertit që do të mbahet në Prishtinë. Rok grupi do të ngjitet në skenë pas dhjetëra vitesh mungesë të koncerteve.
I titulluar “Përjetë”, koncerti do të mbledh fansat e grupit më 18 korrik, në parking të Pallatit të Rinisë në kryeqytet.























