Kori i Filharmonisë së Kosovës mbyll sezonin me “KOHË • FJALË • ANDRRA”
Sh.G|RTKlive
Kori i Filharmonia e Kosovës do ta përmbyllë sezonin artistik 2025/2026 me koncertin “KOHË • FJALË • ANDRRA”, një mbrëmje e veçantë që vë në qendër dialogun ndërmjet muzikës, fjalës dhe imagjinatës artistike.
Koncerti do të mbahet më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Biblioteka Kombëtare 'Pjetër Bogdani' në Prishtinë.
Nën dirigjimin e Hajrullah Syla dhe me pjesëmarrjen e solistit në violinë Festim Fanaj, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një program të larmishëm me vepra të kompozitorëve bashkëkohorë nga kultura dhe tradita të ndryshme muzikore.
Programi i mbrëmjes përfshin veprat:
Time nga Jennifer Lucy Cook
Leonardo Dreams of His Flying Machine nga Eric Whitacre
Words nga Anders Edenroth
Jubilate Deo nga Ko Matsushita
Përmet Canon in B nga Vasil S. Tole
Concerto Fantasy nga Rafet Rudi
Ky koncert shënon përmbylljen e një sezoni të suksesshëm artistik për Korin e Filharmonisë së Kosovës dhe njëherësh ofron një udhëtim muzikor që ndërthur reflektimin mbi kohën, fuqinë e fjalës dhe botën e ëndrrave përmes gjuhës universale të muzikës.
Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e kësaj mbrëmjeje përmbyllëse, e cila premton emocione artistike dhe interpretime të veçanta korale e instrumentale.























