Kurti nis vizitën në Austri, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian
BKT
Lajme

Kurti nis vizitën në Austri, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

Faton Salihu /RTK

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Austria, ku u prit në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kryeministri në detyrë Kurti uroi Austrinë për zgjedhjen anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028, ndërkaq pranoi urime për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit

Në kuadër të vizitës në Austri, Kurti gjatë ditës do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


MË SHUME NGA Lajme