“Siparantum Kids” hap `Festa e Muzikës 2026" në Prishtinë
BKT
Kulturë

“Siparantum Kids” hap `Festa e Muzikës 2026" në Prishtinë

Sh.G|RTKlive

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” do të hapë manifestimin "Fête de la Musique 2026" (Festa e Muzikës 2026), i cili do të mbahet më 21 qershor, nga ora 18:00, në Sheshi Skënderbeu.

Pas performancës së “Siparantum Kids” dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, programi do të vazhdojë me artistin Dren Abazi dhe Zig Zak Orkestra.

Aktiviteti organizohet nga Ambassade de France au Kosovo, Institut Français du Kosovo dhe Komuna e Prishtinës, me synimin për të festuar fuqinë bashkuese të muzikës dhe për të sjellë atmosferë festive në kryeqytet.

 


MË SHUME NGA Kulturë