Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
BKT
Lajme

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Naser Mekolli /RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.

Sipas të dhënave të fundit, në QKN të Prishtinës janë procesuar 214 nga gjithsej 262 vendvotime. Në nivel vendi, nga 38 qendra komunale, janë përfunduar 2,450 nga 2,498 vendvotime, që përbën rreth 98.08% të procesit të përgjithshëm të numërimit.

KQZ ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në disa komuna të vogla, ndërsa në komuna më të mëdha numërimi është në fazat përfundimtare, sipas kalendarit të përcaktuar.

Rezultatet e përkohshme të partive kryesore (ora 10:45), sipas platformës zyrtare të KQZ-së:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 44.11% | 50 ulëse (311,946 vota)

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.80% | 23 ulëse (147,079 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.11% | 19 ulëse (121,000 vota)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7.07% | 8 ulëse (50,026 vota)

Lista Serbe – 6.05% | 9 ulëse (42,753 vota).

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/

KQZ: Vazhdojnë numërimet e votave nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike.

Sipas të dhënave të fundit (13 qershor, ora 09:00), janë numëruar 46 nga gjithsej 47 vendvotime.

Në votimin e mbajtur më 6 qershor në 18 shtete, nga 27,724 qytetarë të regjistruar kanë votuar 22,860 apo 82.46%, ndërsa fletëvotimet e tyre janë ende në proces numërimi.

 


MË SHUME NGA Lajme