“Martesa” vjen më 16 qershor në Teatrin Kombëtar të Kosovës
BKT
Kulturë

“Martesa” vjen më 16 qershor në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Sh.G|RTKlive

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të sjellë për publikun shfaqjen “Martesa”, bazuar në tekstin e autorit Witold Gombrowicz, me adaptim dhe regji nga Norbert Rakowski.

Shfaqja do të jepet duke filluar nga ora 20:00, ndërsa në role interpretojnë aktorët Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dramaturge e shfaqjes është Zoga Çeta Çitaku, ndërsa në realizimin e saj kanë kontribuar edhe një ekip i gjerë artistësh dhe bashkëpunëtorësh vendorë e ndërkombëtarë.


MË SHUME NGA Kulturë