11:12 / 15.06.2026
Ekspozita “Fryma e Modiglianit në artin shqiptar” hapet në Prishtinë
Sh.G|RTKlive
Galeria Qahili në Prishtinë do të hapë më 16 qershor ekspozitën “Fryma e Modiglianit në artin shqiptar”, e cila sjell një dialog artistik mes estetikës së piktorit italian Amedeo Modigliani dhe krijimtarisë së artistëve shqiptarë.
Ekspozita do të hapet në orën 18:30 dhe përfshin vepra të autorëve të njohur shqiptarë nga breza të ndryshëm, mes tyre Abdurrahim Buza, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Agim Zajmi dhe shumë artistë të tjerë.























