Përurohet libri i Mehmet Prishtinës “Lëvizja revolucionaro – kombëtare...”
BKT
Kulturë

Përurohet libri i Mehmet Prishtinës “Lëvizja revolucionaro – kombëtare...”

RTKlive

Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” u përurua të premten libri “Lëvizja revolucionaro - kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike (1922-1928)” i autorit dr Mehmet Prishtina.

Vepra paraqet një studim të gjerë historik, mbështetur në burime dokumentare dhe hulumtime arkivore, duke trajtuar veprimtarinë e lëvizjeve kombëtare shqiptare dhe maqedonase në raport me zhvillimet politike dhe diplomatike të kohës si dhe ndërveprimi i tyre me rrjetet e diplomacisë sovjetike gjatë periudhës 1922-1928.

Me fjalët e tyre studiuesit theksuan rëndësinë e këtij botimi për historiografinë shqiptare, duke theksuar se libri sjell perspektiva të reja kërkimore mbi një periudhë komplekse të historisë së Ballkanit dhe ndihmon në ndriçimin e proceseve politike, diplomatike dhe kombëtare që kanë ndikuar në zhvillimet e mëvonshme historike.

Autori Mehmet Prishtina theksoi se studimi është rezultat i një pune shumëvjeçare kërkimore dhe synon të kontribuojë në pasurimin e literaturës shkencore mbi lëvizjet kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në fillimshekullin XX.

Promovimi u ndoq nga studiues, historianë, personalitete të jetës akademike dhe kulturore, deputetë, studentë dhe dashamirës të librit, të cilët shprehën interesim të veçantë për temat që trajton ky libër


MË SHUME NGA Kulturë