Katër persona lëndohen në një aksident në Malishevë
BKT
Lajme

Katër persona lëndohen në një aksident në Malishevë

A.B|RTKLive

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura.

Lajmin për  RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

"Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën "Ibrahim Mazreku" në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin", tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme