Serbët kremtuan “Vidovdanin”, largohen nga Gazimestani
Arbresha Berisha/RTK
( e plotësuar, ora 14:30 ) Qytetarët serbë festuan “Vidovdanin”, dhe janë larguar nga Gazimestani.
Policia e Kosovës monitoron situatën në Gazimestan gjatë ‘Vidovdanit’
( e plotësuar, ora 12:10) Në Gazimestan, ku serbët po shënojnë “Vidovdanin”, Policia e Kosovës është duke garantuar sigurinë dhe rendin publik.
Qytetarët serbë festojnë sot “Vidovdanin”, Policia përkujdeset për sigurinë
Qytetarë serbë janë mbledhur sot në Manastirin e Graçanicës për të shënuar Vidovdanin.
Ceremonitë nisën me liturgji fetare, ndërsa të pranishëm ishin edhe qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Vidovdani, që shënohet çdo vit më 28 qershor, lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389.
Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie në Graçanicë dhe zonat përreth, me qëllim garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve.























