Rast i rëndë në Maznik të Deçanit, vdesin babë e bir
BKT
Lajme

Rast i rëndë në Maznik të Deçanit, vdesin babë e bir

B. H. | RTKlive

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Maznik të Deçanit, ku babë e bir, kanë mbetur të vdekur. Raportohet se shkak i këtij rasti tragjik ka qenë kontakti i tyre me rrymën.

"Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF-Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё. Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se derisa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën. Pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave. Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, derisa rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente", ka njoftuar Policia Rajonale në Pejë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në postimin e të parit të Deçanit në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme