16:18 / 29.06.2026
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton "Carmina Burana" në Itali
Sh.G|RTKlive
Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen "Carmina Burana", me koreografi nga Toni Candeloro, në qytetin e Lecces, Itali.
Shfaqja organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Comune di Lecce.
Sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, shfaqja do të mbahet më 20 korrik në Ex Convento dei Teatini, një hapësirë historike dhe kulturore në zemër të qytetit të Lecces.
Ky prezantim është pjesë e promovimit të artit dhe kulturës së Kosovës në skenën ndërkombëtare.























