10:32 / 02.07.2026
Aksident mes dy veturash në Istog, katër të lënduar
Medina Pasoma / RTKlive
Katër persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturash në fshatin Bellopojë të Istogut.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona që ndodheshin në njërën nga veturat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























