09:30 / 03.07.2026
Gjendet mjet i pashpërthyer në Bjeshkët e Junikut, e largojnë FSK e KFOR-i
E.Hoti/RTKlive
Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën rreth orës 14:00 në një zonë pyjore në Bjeshkët e Junikut.
Sipas raportit të Policisë, pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur çdo rrezik.
Më pas, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me KFOR-in ka ndërhyrë dhe ka larguar mjetin e dyshuar pa asnjë incident.
"Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it ka larguar mjetin pa incidente", thuhet në raport.























