23:16 / 03.07.2026
Konjufca në Nigeri, takohet me sekretarin e Qeverisë Federale George Akume
V.Th / RTKLive
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një vizitë në Republikën Federale të Nigerisë, ku është takuar me sekretarin e Qeverisë së Federatës, senatorin George Akume.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca është shprehur i kënaqur për takimin me zyrtarin e lartë nigerian, duke theksuar se Kosova pret me padurim ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me Nigerinë.
Kjo vizitë vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Nigerisë.
























