Fermerët e qumështit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë
B.H./RTKlive
Fermerët e qumështit protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë, duke kërkuar masa mbrojtëse për prodhimin vendor dhe ndalimin e importit të qumështit të subvencionuar nga vendet e rajonit.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve, Fidan Krasniqi, tha se situata është rënduar, pasi tash e katër ditë fermerët nuk kanë ku ta dorëzojnë qumështin, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i qumështores 'Vita', Kushtrim Tigani, kërkoi publikimin sa më të shpejtë të rezultateve të analizave laboratorike.
Gjatë protestës, fermerët derdhën qumësht para objektit të ministrisë dhe tentuan ta fusin atë brenda, por u ndaluan nga Policia e Kosovës.
Aktualisht, përfaqësues të protestuesve po zhvillojnë një takim me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.























