Kurti shkruan për takimet me Hamzën e Abdixhikun
A.B|RTKlive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, lidhur me takimet e ndara, që ka pasur ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, si dhe me, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
"Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvillova takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së. Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimist për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim. Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës", ka shkruar Kurti në Facebook".























