Gjermania po investon në modernizim të sitemit energjetik në Kosovë
BKT
Lajme

Gjermania po investon në modernizim të sitemit energjetik në Kosovë

A.B|RTKlive

Së bashku me kolegë nga Zyra e BE-së, Ambasada e Francës, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë dhe KfW, i Ngarkuari me Punë i Gjermanisë, Christian Böttcher, dhe Shefi i Bashkëpunimit për Zhvillim, Daniel Alker, vizituan Nënstacionin e Vallaçit në Komunën e Zveçanit.

Të pritur nga zëvendëskryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Shaban Neziri, dhe ekipi i tij, delegacioni u njoh nga afër me funksionimin e nënstacionit, sfidat aktuale dhe planet për zhvillimin e tij në të ardhmen. Pavarësisht infrastrukturës së vjetruar, profesionalizmi dhe përkushtimi i ekspertëve vendorë lanë një përshtypje të veçantë.

Përmes KfW-së, Gjermania po investon në modernizimin dhe zgjerimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë. Këto projekte ndihmojnë në forcimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, lehtësojnë integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe avancojnë më tej integrimin rajonal në sektorin e energjisë.

"Forcimi i infrastrukturës energjetike është një investim në zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe të ardhmen e Kosovës. Gjermania është krenare që kontribuon në këtë përpjekje së bashku me partnerët e saj evropianë", njofton Ambasa e Gjermanisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme