Ambasada britanike përshëndet zgjedhjen e Zejnulla Gashit
BKT
Lajme

Ambasada britanike përshëndet zgjedhjen e Zejnulla Gashit

Sh.Ç/RTKlive

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përshëndetur emërimin e Zejnulla Gashit në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm pas një periudhe të gjatë pa një drejtues të këtij institucioni.

“I urojmë Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi suksese në zbatimin e masave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të zhvillohet si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Më tej, ambasada vlerësoi se një sistem prokurorial funksional dhe i pavarur është thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit, ushtrimin efektiv të kompetencave të prokurorisë dhe intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme