12:39 / 20.07.2026
Kurti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Bllacë
E.Hoti/RTKlive
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjet e viktimave pas aksidentit tragjik që ndodhi në Bllacë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën tre shtetas të Kosovës.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook..























