Pritje më të gjata në Muçibabë dhe Vërmicë
BKT
Lajme

Pritje më të gjata në Muçibabë dhe Vërmicë

Sh.Çoçaj/RTKlive

(E plotësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara në orën 09:21, sipas të cilave në shumicën e vendkalimeve qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku hyrja për automjete zgjat rreth 15 minuta, ndërsa është krijuar kolonë prej 500 metrash. Në dalje nga kjo pikë pritjet janë rreth 5 minuta.

Në pikën kufitare Vërmicë, qytetarët që dalin nga Kosova përballen me pritje prej 15 deri në 20 minutash, ndërsa në hyrje pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Në Dheun e Bardhë, hyrja zgjat rreth 10 minuta, me kolonë prej 30 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Merdarën, Hanin e Elezit, Kullën, Glloboqicën, Mutivodën, Stançiqin, Qafën e Morinës dhe Qafën e Prushit, pritjet për automjete janë kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, pa kolona të evidentuara.

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje.Fluks normal në pikat kufitare, pritjet më të gjata në Vërmicë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat e kalimit kufitar, ku rezulton se situata paraqitet e qetë dhe pa kolona në të gjitha vendkalimet.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata për automjete janë regjistruar në pikën kufitare të Vërmicës, ku për hyrje nevojiten 10–15 minuta, ndërsa për dalje 15–20 minuta.

Në Dheun e Bardhë pritja për hyrje është rreth 10 minuta, ndërsa në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë varion nga 5 deri në 10 minuta. Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë vetëm 1–5 minuta.

Për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë të shkurtra, kryesisht 3–5 minuta, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh apo mjetesh transportuese.


MË SHUME NGA Lajme