Vetaksident me fatalitet në Komoran, një i vdekur dhe tre të lënduar
Fatos Cervadiku /RTK
(E plotësuar) Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.
Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një vetaksident, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, bëri të ditur se njësitë policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se detaje shtesë pritet të bëhen të ditura në vijim.
Vetaksident i rëndë në Komoran
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur në orë e para të mëngjesit të sotëm në Komoran, ndërsa pritet të mësohen detaje të reja për pasojat dhe rrethanat e ngjarjes.
Ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. RTKlive do t’ju sjellë detaje të reja për këtë ngjarje.

























