Veljkoviq priti Këshillin Konsultativ për Komunitete
BKT
Kulturë

Veljkoviq priti Këshillin Konsultativ për Komunitete

K. K. / RTKlive

Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Tijana Veljkoviq, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, që vepron në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Mirjeta Qehaja.

Ministria njofton se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe dialogut të vazhdueshëm në fushën e kulturës.

Me këtë rast, u vlerësua rëndësia e koordinimit të ndërsjellë në mbështetje të iniciativave që kontribuojnë në promovimin e kulturës, respektimin e diversitetit kulturor dhe forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit thekson se mbetet e përkushtuar për të kultivuar dialog të hapur dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me të gjitha institucionet dhe mekanizmat përkatës, në funksion të avancimit të politikave dhe iniciativave me interes publik.


MË SHUME NGA Kulturë