Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh
BKT
Lajme

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

E.Hoti/RTKlive

( Përditësim ) Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në Horgosh i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në këtë pikë kufitare.

Sipas Kocit, gjatë kontrollit të veturës së tij, policia serbe kishte gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e automjetit, për të cilën i riu kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni.

Ai tha se është i lumtur për lirimin e tij.

“Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon”, ka shkruar Koci në Facebook.

Policia serbe ndalon një të ri nga Kosova

Një i ri nga Kosova është ndaluar sot nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një të ri të lindur në vitin 1997.

I riu, sipas tij, ende ndodhet në ambientet e policisë në pikën kufitare derisa ka shtuar se ajo që dihet deri tash është se gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse për të cilën ai nuk e ka ditur se ndodhej aty.

 


MË SHUME NGA Lajme