Teatri Kombëtar shpall audicion për aktorë për shfaqjen Romeo dhe Zhulieta
BKT
Kulturë

Teatri Kombëtar shpall audicion për aktorë për shfaqjen Romeo dhe Zhulieta

Medina Pasoma / RTKlive

Teatri Kombëtar i Kosovës ka shpallur audicion për shfaqjen, “Romeo dhe Zhulieta” nga William Shakespeare me regjisor Ilir Bokshi.

Audicioni është i hapur për aktorë dhe aktore deri në moshën 35 vjeç.

“Kandidatët duhet: Të paraqiten 20 minuta para orarit të caktuar për nxehje fizike dhe ushtrime grupore. Gjatë audicionit mund të zhvillohen edhe ushtrime individuale, sipas nevojës; Të jenë të veshur me veshje të përshtatshme për ushtrime fizike; Të demonstrojnë aftësi bazë të intonacionit dhe ritmit; Të interpretojnë dy këngë të zgjedhura prej tyre, në stile të ndryshme; Të realizojnë një interpretim të shkurtër skenik sipas udhëzimeve të ekipit artistik; Të marrin pjesë në ushtrimet grupore gjatë procesit të audicionit”, thuhet në njoftim.

Audicioni mbetet i hapur deri më 4 gusht.


MË SHUME NGA Kulturë