11:24 / 30.07.2026
Nesër në Gjakovë përurohet libri `Fallxhorja` i Blerina Rogova Gaxhës
K. Kasumi / RTKlive
Nesër në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, në parkun “Ali Podrimja” në Gjakovë, në kuadër të Festivalit “Ditët e shqiptarit”, do të përurohet libri me poezi “Fallxhorja” i Blerina Rogova Gaxhës.
Për këtë përurim ka njoftuar vetë autorja e librit.
Në këtë aktivitet letrar do të lexohen poezi nga ky libër dhe do të bëhet një bashkëbisedim me autoren.

























