Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
BKT
Foto: Elmina Osmani / RTK
Lajme

Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

N.M. /RTKlive

(Plotësuar, 11:10) Ka nisur takimi i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu me përfaqësues të partive politike.

Haxhiu mbledh sot liderët e partive, temë seanca konstituive

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u. d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar për sot një takim me kryetarët e subjekteve politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe synon përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar më 6 gusht.

Në rend dite të seancës konstituive parashihen formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, si dhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Sipas procedurave parlamentare, mbledhjen përgatitore e thërret kryetari i legjislaturës së kaluar, ndërsa seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i asistuar nga deputeti më i ri.


MË SHUME NGA Lajme