Interesim në rritje për Muzeun Etnologjik gjatë sezonit veror
BKT
Kulturë

Interesim në rritje për Muzeun Etnologjik gjatë sezonit veror

Sh.G|RTKlive

Muzeu Etnologjik në Prishtinë po shënon rritje të numrit të vizitorëve gjatë sezonit veror, veçanërisht nga bashkatdhetarët që vijnë për pushime në Kosovë.

Në një intervistë në emisionin e mëngjesit, Bekim Xhemili - etnolog, përfaqësues i muzeut tha se gjatë muajve korrik dhe gusht pritet fluks më i madh vizitorësh, ndërsa vuri në pah interesimin në rritje të gjeneratave të reja për trashëgiminë kulturore, arkitekturën tradicionale, historinë, doket dhe zakonet e vendit.

“Na gëzon fakti që janë shumë të interesuar, sidomos gjeneratat e reja, të cilat po vijnë e po interesohen jo vetëm për arkitekturën tradicionale të Prishtinës, por edhe për trashëgiminë kulturore, kulturën, doket, zakonet dhe historinë më të re të Kosovës”, u shpreh përfaqësuesi i Muzeut Etnologjik.

Sipas tij, në tre-katër vitet e fundit është vërejtur një shtim i dukshëm i vizitorëve nga diaspora, të cilët muzeun e vizitojnë me familjarë, miq, kolegë, por edhe me profesorë e studentë, duke u njohur më nga afër me qendrën historike të Prishtinës dhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë