Përplasje mes dy yjeve të Liverpoolit pas fitores ndaj Wrexhamit
BKT
Sport

Përplasje mes dy yjeve të Liverpoolit pas fitores ndaj Wrexhamit

F.B/RTKLive

Një incident i pazakontë ka ndodhur pas ndeshjes miqësore mes Liverpoolit dhe Wrexhamit, ku Dominik Szoboszlai dhe Curtis Jones janë përfshirë në një debat të ashpër në fushë menjëherë pas përfundimit të takimit.

Liverpooli triumfoi me rezultat 1:0 në miqësoren e zhvilluar të mërkurën, falë golit të talentit Rio Ngumoha, i cili u asistua nga Szoboszlai.

Megjithëse ndeshja u mbyll me fitore për "The Reds", vëmendjen e mori përplasja mes dy mesfushorëve. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Szoboszlain dhe Jones duke shkëmbyer fjalë të ashpra në fushë pas fishkëllimës së fundit.

Situata u tensionua për disa çaste, derisa bashkëlojtarët dhe anëtarët e stafit teknik ndërhynë për t'i qetësuar dhe ndarë dy futbollistët, duke shmangur përshkallëzimin e incidentit.

Deri më tani, Liverpooli nuk ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen mes dy lojtarëve.

Incidenti vjen në fazën përgatitore të sezonit të ri, ku skuadra po zhvillon ndeshje miqësore për të qenë sa më e gatshme para fillimit të garave zyrtare.