Ferizaj diskuton Draft-Statutin e Teatrit të Qytetit
BKT
Kulturë

Ferizaj diskuton Draft-Statutin e Teatrit të Qytetit

Komuna e Ferizajt ka zhvilluar konsultimin publik për Draft-Statutin e Teatrit të Qytetit “Adriana Abdullahu”, dokument që synon të rregullojë statusin juridik, organizimin dhe funksionimin e institucionit kulturor.

Sipas njoftimit të komunës, gjatë konsultimit janë prezantuar përmbajtja dhe objektivat kryesore të draft-statutit, ndërsa pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre.

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Bytyçi, tha se draft-statuti përcakton misionin e teatrit, strukturën organizative, kompetencat e drejtuesve, mënyrën e financimit, planifikimin e punës, funksionimin e ansamblit rezident dhe rregullat për transparencën e institucionit.

Ndërkaq, drejtori i Teatrit të Qytetit “Adriana Abdullahu”, Fatmir Hyseni, theksoi se dokumenti është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, me synim forcimin e bazës ligjore dhe organizative të teatrit.

Komuna e Ferizajt njofton se, pas shqyrtimit të komenteve të marra gjatë konsultimit publik, Draft-Statuti do t'u nënshtrohet procedurave ligjore për shqyrtim dhe miratim nga organet kompetente.


MË SHUME NGA Kulturë