Muçibaba me kolonë 5 kilometra, ja ku janë pritjet e gjata në kufi
BKT
Lajme

Muçibaba me kolonë 5 kilometra, ja ku janë pritjet e gjata në kufi

Sh.Çoçaj/RTKlive

(E plotësuar) Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 13:03, fluksi i qarkullimit në shumicën e pikave të kalimit kufitar të Kosovës mbetet normal, ndërsa pritje më të gjata janë evidentuar në pikat kufitare Muçibabë dhe Dheu i Bardhë.

Në pikën kufitare Muçibabë, qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në 40 minuta, me kolonë automjetesh që arrin rreth 5 kilometra, ndërsa në dalje pritjet janë rreth 15 minuta dhe kolona rreth 100 metra.

Edhe në Dheu i Bardhë është regjistruar fluks i shtuar. Pritjet për hyrje janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 250 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash.

Në pikën kufitare Hani i Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 10 minuta, ndërsa për dalje rreth 5 minuta, me kolonë prej 50 metrash në hyrje.

Në Jarinjë, koha e pritjes është 5–10 minuta në të dy drejtimet, ndërsa është raportuar kolonë prej rreth 900 metrash në dalje.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Glloboqicën, Stançiqin dhe Vërmicën, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme. Koha e pritjes varion nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të automjeteve.

Sa i përket qarkullimit të automjeteve të rënda, në të gjitha pikat kufitare pritjet për kamionë mbeten 3–5 minuta, pa kolona të evidentuara.

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës mbetet i qetë në pjesën më të madhe të vendit, megjithatë në disa pika janë regjistruar pritje më të gjata dhe kolona automjetesh. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë evidentuar në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, ndërsa në pikat e tjera kalimi po zhvillohet kryesisht pa vonesa të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 09:18, në shumicën e pikave kufitare të Kosovës qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, ndërsa pritje më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin rreth 35 minuta në hyrje dhe 40 minuta në dalje, ndërsa kolonat e automjeteve kanë arritur deri në 300 metra në hyrje dhe 350 metra në dalje.

Ndërkaq, në Muçibabë janë regjistruar pritje deri në 40 minuta në hyrje, me kolonë prej rreth 400 metrash, ndërsa dalja realizohet brenda rreth 5 minutash.

Edhe në pikën kufitare Jarinje ka fluks më të shtuar në dalje, ku pritjet variojnë nga 25 deri në 30 minuta, ndërsa hyrja realizohet brenda 3 deri në 5 minutave.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Hanin e Elezit, Kullën, Merdarën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 5 minuta, pa kolona të gjata.

Autoritetet u rekomandojnë udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë pika alternative për të shmangur pritjet.


MË SHUME NGA Lajme