Çanak kritikon Daçiqin
BKT
Lajme

Çanak kritikon Daçiqin

A.B/RTKlive

Politikani serb Nenad Çanak ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq dhe ish-ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Politikani serb Nenad Çanak ka reaguar ndaj një deklarate të Ivica Daçiç, të bërë në vitin 2020 në emisionin “Ćirilica”, ku Daçiç kishte pyetur: “Çfarë të bëjmë me serbët që tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë?”. 

Duke iu referuar kësaj deklarate, Çanak ka shkruar në X.

“Ivica, je mbret! Askush me kaq pak fjalë nuk e ka shpjeguar se çfarë duhet të jetë një ‘Serb’: bashkëpunëtor në krim, që fsheh gjurmët e krimeve të të tjerëve, ndërsa vetë vuan dhe paguan çmimin për to”, ka shkruar Çanak.

Ndryshe në deklaratë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, e bërë në vitin 2020, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas zbulimit të lokacioneve të reja me varreza masive në veri të Kosovës.

Atëkohë Daçiq që mbante pozitën e ministrit të Jashtëm të Seebisë kishte sulmuar publikisht qytetarët serbë që bashkëpunonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur shqiptarë, duke vënë në shënjestër ata që ndihmonin në identifikimin e vendeve ku ishin fshehur trupat e viktimave.

“Lërini ju amerikanët, gjermanët, turqit dhe të gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë ne me serbët? Me ata që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin lloj-lloj marrëzish dhe u tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët nëpër Serbi”, kishte deklaruar Daçiq.

 


MË SHUME NGA Lajme