Kolona në Dheu i Bardhë dhe Merdarë, pritje të zgjatura në dalje
Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehen pritje më të gjata në disa dalje nga Kosova.
Sipas raportit të përditësuar në orën 13:17:26, pika kufitare Dheu i Bardhë paraqet ngarkesë të shtuar për automjete, me pritje rreth 40 minuta në hyrje dhe 15 minuta në dalje, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 300 metra në hyrje dhe 100 metra në dalje.
Ngarkesë e theksuar raportohet edhe në pikën kufitare Merdarë, ku pritjet për dalje arrijnë deri në 100–120 minuta, me kolonë automjetesh rreth 1,500 metra në dalje.
Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për dalje janë rreth 40 minuta, me kolonë prej 300 metrash. Ndërkohë, në shumicën e pikave të tjera kufitare, qarkullimi paraqitet më i lirë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të raportuara.
Për kamionë, gjendja paraqitet e qetë në të gjitha pikat kufitare, me pritje minimale prej rreth 3–5 minutash dhe pa kolona të regjistruara.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë kohën e udhëtimit dhe të përdorin pika alternative kufitare për të shmangur pritjet gjatë orëve me fluks të shtuar.
Pritje deri në 90 minuta te Dheu i Bardhë
Fluksi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës mbetet kryesisht normal gjatë mëngjesit të së premtes, me shumicën e vendkalimeve që regjistrojnë pritje të shkurtra dhe pa kolona. Përjashtim bën pika kufitare Dheu i Bardhë, ku është shënuar ngarkesa më e madhe e qarkullimit, veçanërisht në drejtimin e daljes, me pritje deri në 90 minuta dhe kolona rreth një kilometër. Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi zhvillohet pa pengesa të konsiderueshme.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 09:13, shumica e pikave të kalimit kufitar të Kosovës po funksionojnë pa pritje të konsiderueshme, ndërsa ngarkesa më e madhe është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Në Dheu i Bardhë, pritjet për automjetet në hyrje arrijnë deri në 15 minuta, ndërsa në dalje deri në 90 minuta. Kolona në dalje është rreth 1 kilometër, ndërsa në hyrje rreth 50 metra. Për kamionët në këtë pikë nuk raportohen pritje apo kolona të konsiderueshme.
Në Han të Elezit, pritjet për automjetet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, me kolona prej afërsisht 50 metrash në të dy drejtimet.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboqicën, Jarinjën, Kullën, Merdarën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet për automjetet dhe kamionët variojnë nga 1 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes, veçanërisht nëse planifikojnë të kalojnë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku vazhdon të regjistrohet fluksi më i lartë i qarkullimit.
Pritje deri në 60 minuta në Dheu i Bardhë, 40 minuta në Merdarë
Qarkullimi në shumicën e pikave kufitare të Kosovës vijon pa pritje të gjata, ndërsa vonesat më të theksuara janë regjistruar në dalje te Dheu i Bardhë dhe Merdara, sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mëngjesin e së premtes fluksi i qarkullimit në shumicën e pikave të kalimit kufitar në Kosovë është i qetë, me pritje të shkurtra prej 3 deri në 5 minutash.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 08:06, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 450 metra.
Pritje më të larta janë evidentuar edhe në dalje te Merdara, ku pritja është deri në 40 minuta, me kolonë prej 300 metrash.
Ndërkohë, në Han të Elezit pritjet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, me kolona prej rreth 50 metrash në të dy drejtimet.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën dhe Qafën e Morinës, qarkullimi zhvillohet pa pritje të konsiderueshme, ndërsa edhe për automjetet e rënda nuk raportohen kolona apo vonesa.























