Bogujevci: `Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh` sjell rrëfime që ende na përkasin
K. K. / RTKlive
“Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, i frymëzuar nga libri i Enver Dugollit dhe me regji të Yll Berishës, është prezantuar të dielën mbrëma në kuadër të EtnoFest.
Shfaqja është përcjellë nga afër edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci.
Përmes teatrit dokumentar dhe dëshmive të të burgosurve politikë shqiptarë, vepra rikthen në skenë rrëfime mbi përvojat e dhimbshme të represionit dhe burgosjeve politike, në veçanti në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës.
Në një reagim pas shfaqjes, Bogujevci tha se këto rrëfime nuk i përkasin vetëm së kaluarës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së tyre përmes artit.
“Është e rëndësishme që këto histori të vazhdojnë të tregohen. Edhe përmes teatrit, kujtesa mbetet gjallë”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.























