Bogujevci: DokuFesti sjell në Prizren autorë nga e gjithë bota
Sh.G|RTKlive
Në kuadër të edicionit të 25-të të DokuFestit në Prizren, Ministrja në detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci ka bërë të ditur se, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka takuar autorin dhe arkitektin britanik Mark Cousins, i njohur për veprën “The Story of Film: An Odyssey”.
Bogujevci tha se gjatë takimit është diskutuar për filmin, historinë dhe mënyrën se si kinemaja ndikon në mënyrën se si e shohim dhe e kuptojmë botën.
Ajo veçoi edhe veprën “Here Be Dragons” të Cousins, përmes së cilës, sipas saj, autori sjell një rrëfim të veçantë për Shqipërinë, duke ndërthurur historinë, dhimbjen dhe përvojën e tij me vendin.
“Është kënaqësi që, në 25-vjetorin e DokuFestit, Prizreni vazhdon të jetë vendi ku takohen autorë, filmbërës dhe histori nga e gjithë bota”, ka shkruar Bogujevci.
Ajo e ka vlerësuar DokuFestin si një festival që, për 25 vjet, ka kontribuar në shndërrimin e Prizrenit në një hapësirë të rëndësishme për filmin dhe kulturën.























