Sinani falënderon Qeverinë për mbështetjen ndaj Luginës
A.B/RTKLive
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sinani ka marrë pjesë në pritjen me rastin e përmbylljes së Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
"Mirënjohje Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pjesëmarrja në pritjen me rastin e përmbylljes së Konferencës së IX-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës ishte një mundësi e rëndësishme që ambasadorët të njihen edhe më shumë me situatën në Luginë, sfidat tona dhe nevojën për koordinim të mëtejmë të hapave politikë", ka shkruar Sinani në facebook.























