Aksident i rëndë në punë në KEK, një punonjës pëson lëndime të rënda
Sh.Çoçaj/RTKlive
Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur sot në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku një punonjës ka pësuar lëndime të rënda.
Në një njoftim për media, KEK ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
“KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftim.
Sipas KEK-ut, njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për trajtimin e situatës.
“Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera”, thuhet në njoftim.
KEK ka paralajmëruar se do të informojë opinionin publik pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente.
“KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, theksohet në njoftim.























