Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm
A.B/RTKLive
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.
"Në mbledhje iu shpreh mirënjohje Grupit Parlamentar të PDK-së për angazhimin në mbrojtje të Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike në vend", njofton PDK.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vlerësuar se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik mbetet përgjegjësi e përbashkët dhe se PDK-ja është e vendosur në përmbushjen e këtij obligimi.
"Kryesia e PDK-së u shpreh se do të vazhdojë t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në vend dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për mbrojtjen e kushtetutshmërisë, demokracisë dhe parlamentarizmit në Kosovë", njofton PDK.























