Ulutash dhe Hargreaves diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
BKT
Lajme

Ulutash dhe Hargreaves diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

E.Hoti/RTKlive

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit, gjatë takimit gjeneralmajor Ulutash e ka informuar ambasadorin britanik për situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Tutje KFOR-i ka rikujtuar se në përmbushje të mandatit të tij bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë.


MË SHUME NGA Lajme