Drita- Inter Escaldes, publikohen formacionet zyrtare, LIVE në RTK
BKT
Sport

Drita- Inter Escaldes, publikohen formacionet zyrtare, LIVE në RTK

F.Bytyqi/RTKLive

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Drita- Inter Escaldes.

Kampionia e Kosovës do të përballet me skuadrën nga Andorra në sfidën e parë të ‘play-off’-it për Ligën e Konferencës, ndeshje që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka zbuluar formacionin me të cilin kampionia e Kosovës do ta nisë këtë përballje të rëndësishme.

Nuhiu ka zgjedhur skemën 4-4-2, ndërsa disa prej futbollistëve të rëndësishëm, përfshirë Arb Manajn, Liridon Balajn dhe Rron Brojën, do ta nisin ndeshjen nga banka rezervë.

Në repartin ofensiv, Blerim Krasniqi do të udhëheqë sulmin e Dritës, ndërsa Besnik Krasniqi është vendosur në krahun e djathtë të fazës së avancuar.

Në mesfushë do të veprojnë William Beaten dhe Vesel Limaj, ndërsa në qendër të mbrojtjes nga minuta e parë do të jetë Hajdin Salihu.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Beaten, Limaj; Krasniqi, Nguena, Jashari; Krasniqi.

Inter Escaldes: Diaz; Torres, Sanchez, Hernandez, Pochettino; Molina, Otegui, Lopez; Sidibe, Chouaib, Berlanga.

Dueli mes Dritës dhe Inter Escaldes nis në orën 20:00.