`Ilegalja` në fokus të një ligjërate, në Muzeun e Burgut të Prishtinës
BKT
Kulturë

`Ilegalja` në fokus të një ligjërate, në Muzeun e Burgut të Prishtinës

N.M. /RTKlive

Në Muzeun e Burgut të Prishtinës, “Burgu i Idealit” do të mbahet ligjeratë “Arkiva në pezullim: Kohështrirjet e Lëvizjes së Rezistencës në Kosovë”, me antropologen, historianen dhe shkrimtaren Eli Krasniqi.

Aktiviteti, i organizuar në kuadër të “PRISON x RESISTANCE”, do të trajtojë historinë dhe arkivin e fragmentuar të Lëvizjes Shqiptare të Rezistencës në Kosovë, e njohur gjerësisht si “Ilegalja”.

Gjatë masterclass-it do të shqyrtohen materiale të ndryshme historike, përfshirë ditarë, shkrime burgu, botime ilegale, procesverbale gjyqësore, këngë dhe dëshmi të mëvonshme.

Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të trajtojë mënyrën se si ilegaliteti, burgosja, fshehja, rrëfimet retrospektive dhe njohja e vonuar kanë ndikuar në ruajtjen dhe interpretimin e historisë së kësaj lëvizjeje.

Eli Krasniqi, antropologe - historiane dhe shkrimtare, ndërsa hulumtimet e saj përqendrohen në gjininë, kujtesën, lëvizjet shoqërore, pabarazitë historike dhe historitë e margjinalizuara. Ajo prej vitesh ka hulumtuar aspekte të ndryshme të lëvizjes së rezistencës shqiptare në Kosovë.

Masterclass-i do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe organizohet nga Prison Radio, Ambasada e Austrisë në Prishtinë dhe Stralli.


MË SHUME NGA Kulturë