DnV kërkon kompletimin e KQZ-së: Nuk mjafton funksionimi me 10 anëtarë
BKT
Lajme

DnV kërkon kompletimin e KQZ-së: Nuk mjafton funksionimi me 10 anëtarë

N.M. /RTKlive

Demokracia në Veprim vlerëson se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot, me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni.

KQZ-ja ka mbetur me 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë, thekson DnV, ndërsa sipas tyre, argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj.

Tutje, DnV, thekson se normalizimi i një praktike të tillë krijon precedent të dëmshëm, dobëson sigurinë juridike dhe cenon besimin në institucionin që ka përgjegjësinë kryesore për administrimin e zgjedhjeve, ndërsa i ka bërë thirrje, Haxhiut që pa vonesë ta përmbyllë procesin dhe ta kompletojë KQZ-në me anëtarin e njëmbëdhjetë.


MË SHUME NGA Lajme