Sabri Çabra drejt “Pilsen 2026”, Kosovën e përfaqëson në ParaBoccia
Bardh Bekteshi/RTK
Parasportisti kosovar Sabri Çabra do ta përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare “Pilsen 2026 World Boccia Challenger”, e cila do të mbahet në Republikën Çeke.
Pjesëmarrja e Çabrës në këtë garë konsiderohet një moment historik për ParaBoccia-n në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm drejt përfaqësimit ndërkombëtar të këtij sporti.
Federata e Para Boccia e Kosovës ka organizuar sot një aktivitet në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, me rastin e nisjes së Çabrës drejt garës ndërkombëtare.
Gjatë aktivitetit u prezantuan përgatitjet e parasportistit kosovar dhe rëndësia e pjesëmarrjes së tij në këtë garë.
Çabra do të garojë në arenën ndërkombëtare duke përfaqësuar Kosovën dhe duke synuar rezultate sa më të mira në “Pilsen 2026”.
Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Federatës së Para Boccia e Kosovës dhe trajneri i Çabrës, të cilët folën për përgatitjet dhe rëndësinë e kësaj pjesëmarrjeje.
Federata e Para Boccia e Kosovës e ka cilësuar pjesëmarrjen e Çabrës si një kapitull të ri për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë.
Gara “Pilsen 2026 World Boccia Challenger” do të zhvillohet në Republikën Çeke, ndërsa Çabra do të jetë përfaqësuesi i Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare të ParaBoccia-s.























