Biblioteka Kombëtare nis projektin `Data-Driven Decisions`
BKT
Kulturë

Biblioteka Kombëtare nis projektin `Data-Driven Decisions`

V.Th / RTKLive

Drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova Gaxha, është takuar me Specialistin e Programit Fulbright nga Illinois State University, Dallas Long, me rastin e fillimit të projektit “Data-Driven Decisions at the National Library of Kosovo”.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, projekti do të zhvillohet nga 1 deri më 18 shtator 2026 dhe synon forcimin e kapaciteteve të stafit në përdorimin e të dhënave për raportim, planifikim, matjen e performancës dhe vendimmarrje të informuar.

Projekti zhvillohet në kuadër të Programit Fulbright Specialist dhe financohet bashkërisht nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa koordinimi i programit bëhet nga USKEB.


MË SHUME NGA Kulturë